
Promovim i noveles grafike nga Xhenson Cela
Parking Art Gallery më dt 26 Maj 2023 ora16:00 Organizon Promovimin e librit me Novela Grafike titulluar “Samudaripen” Babo Kujton Gjenocidin të Novelistit Xhenson Çela i cila perkon dhe me mbylljen e ekspozites “Stacioni i Gjelber”.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të 16 Majit ditës së Rezistencës Rome gjat Holokauatit.
Event do të organizohet në formë hibride, ku në #Parking do të instalohet dhe një studio radio ku te ftuarit do të flasin rreth kesaj teme gjithashtu eventi do te jete në lidhje direkte (live Stream) ne Facebook.
Novela grafike me titull “Samudaripen – Babo kujton gjenocidin”, në tri gjuhë, synon të rrisë ndërgjegjësimin,të përkujtojë dhe të promovojë historinë e popullit rom gjatë nacionalizmit ekstrem dhe sundimit të Partisë Naziste. Edhe pse mund të duket kohë e largët për të rinjtë, pasojat e saj lanë shenja të përjashtimit për pakicën rome deri në ditët e sotme. Megjithatë, ky gjenocid ndaj këtyre pakicave nuk u njoh për dekada. Gjithashtu, synon të ndërtojë një mjedis ndërkulturor dhe gjithëpërfshirës midis të rinjve romë dhe jo romë në Ballkanin Perëndimor. Ajo promovon komunikimin midis të rinjve rreth temave nga e kaluara, në mënyrë që të reflektojmë për një të ardhme më të mirë. Pra, nxit te lexuesit të menduarit kritik për veprimet e së kaluarës, të sistemeve autoritare, dhe lëvizjeve populiste, që sollën pasoja të tmerrshme në jetën e romëve në kampet e përqendrimit.
Xhensoni nepermjet narracioneve grafike na e sjell me afer kete histori duke e vizualizuar ate dhe duke dhene nje kontribut ne dokumentimin dhe promovimin e historise rome.
Adresa: Parking Art Gallery Rruga e Durrësit, ish-godina e Ministrisë së Mjedisit, Tiranë.
#ParkingArtGallery
#promotinghistory
#VisualArt
#graphicnovel
