Promovim libri “Bajo” nga Ermir Hoxha te Galeria “FAB” Tiranë

Të nderuar miq, kam kënaqësinë e veçantë të njoftoj daljen nga shtypi të botimit tim më të fundit, një monografi në formë katalogu dedikuar jetës dhe veprës së skulptorit të mirënjohur shqiptar Arben Bajo. Siç shumë prej jush mund ta dinë, skulptori Arben Bajo një nga emrat më të rëndësishëm të skulpturës bashkohore shqiptare, u nda nga ne gjatë pandemisë Covid 19, në gusht të vitit 2020, duke ndërprerë në mes karrierën e tij të sukseshme që shtrihej në mbi tre dekada.

Autor i 10 ekspozitave personale brenda dhe jashtë vendit dhe dhjetra të tjera në grup, Arben Bajo ishte një nga personalitetet më të rëndësishëm të kohës së vet. Me krijimtarinë e tij, shtrirë në mbi tre dekada, ai përbën një nga zërat më përfaqësues të skulpturës shqiptare bashkohore. Me realizimin e këtij botimi, vlerësohet jo vetëm krijimtaria e tij, por dhe vetë fizionomia e skulpturës shqiptare të dekadave të fundit.

Botimi voluminoz me 420 faqe, paraprihet nga një tekst prezantues dhe shpjegues mbi krijimtarinë e Arben Bajos, disa intervista të vetë autorit dhe disa tekste kuratoriale të realizuara nga miku dhe konsulenti i botimit Prof. Gazmend Leka. Pjesa tjetër rreth 80 % e tij i takojnë krijimtarisë së tij në shtrirje kronologjike në formë katalogu.

Duke shpresuar në prezencën tuaj ju ftoj në galerinë FAB, të hënën dt. 30 dhjetor në orën 11.00 në promovimin mediatik të botimit.

Date

30/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Galeria Fab
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart