
Promovim libri “Jo-vendet” nga Mark Auge – “Semiotika e vendeve dhe jo-vendeve, mes kolektives e individuales” te “Berk Botime”
👉🏻Semiotika e vendeve dhe jo-vendeve, mes kolektives e individuales
Ç’janë vendet dhe jo-vendet? Një vështrim i thjeshtëzuar mund t’i shohë si objekte ose hapësira të përcaktuara. Po sikur t’i shohim si shenja? E nëse vendet dhe jo-vendet janë shenja, atëherë ato kanë njëherësh formë dhe përmbajtje e që të dyja vijnë përmes një rrugëtimi semiotik (shënjues). Shenjim i cili pa dyshim është arbitrar, si për çdo shenjë, por mund të jetë arbitraritet kolektiv (pra marrëveshje komuniteti), ose arbitraritet individual (pra ndërhyrje e një individi). Cili është raporti mes individuales dhe kolektives te dinamikat e vendeve dhe jo-vendeve? Më 20 shkurt, ora 19:00, jeni të ftuar për të diskutuar mbi këtë botim kaq interesant dhe të rëndësishëm.
