
Promovim libri “Kabatë me gërnetë dhe violinë” te TKOB
“KABATË ME GËRNETË DHE VIOLINË” është libri i akademikut Vasil S. TOLE, që do të promovohet në TKOB, shoqëruar nga Orkestra e Ansamblit Popullor.
🗣️Pjesë e këtij organizimi, që do të mbahet më 5 prill, ora 11.00 në Hollin Koncertor, do të jenë edhe mjeshtërit e sazeve Aleks Xhelili, Josif Shukallari, Telando Feto dhe Aurel Qirjo.
📕Ky botim vjen me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Hyrja e lirë.🙌🏻
