
Promovimi i librit “Rënia” i Shefqet Meko
Ditën e enjte, më 30 janar, do të mbahet përurimi i librit më të ri të Shtëpisë Botuese “Mediaprint”, “Rënia”, të autorit Shefqet Meko. Ky përurim do të zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Librit, në orën 11:30.
Romani “Rënia” përcjell emocion dhe befasi tronditëse, duke portretizuar rrënimin e shoqërisë shqiptare të viteve ‘90. Përmes një gjetjeje mjaft të arrirë artistike, drama e personazhit kryesor, Maks Priftit, ndërthuret me atë të një shoqërie të zhgënjyer e të nëpërkëmbur që ndodhet në prag të ekzistencës së saj. @shefqetmeko @qendra_e_librit_ #shtepiabotuesemediaprint #perurimlibri #botimiri
