Promovimi i librit “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”
Promovimi i librit “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”
Autore: Anila Mema
E mërkurë, 12 tetor – 17:00
Kino Lumbardhi
Lumbardhi ka kënaqësinë t’i mirëpresë figurën historike të kinematografisë shqiptare, aktoren Tinka Kurti në promovimin e librit “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema.
Libri përmban rreth 40 vite ditar mbi jetën artistike të “Artistes së popullit” dhe “Mjeshtres së madhe”, Tinka Kurti. Ditrain e shkroi i shoqi, muzikanti Palokë Kurti pas çdo premiere teatrore apo filmi, teksa Tinka rrëfente momentet e saj në prova e shfaqje, në skena e shesh xhirime.
“Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” është një botim i veçantë, mes ditarit dhe albumit fotografik, i shoqëruar me kujtime e rrëfime të panjohura që datojnë që 70 vjet më parë si dhe fotografi origjinale dhe të papublikuara më parë. Në një gërshetim prej shpirti e fryme, ditari paraqet një përzierje mes ndjesive, madhështisë, sinqeritetit, dëshirave, përjetësisë, pikëllimit, intimitetit, suksesit dhe dështimit.
Të pranishmit do të kenë mundësi bashkëbisedimi me aktoren dhe autoren, ndërkohë që disa kopje të librit do të jenë në shitje. Ngjarja është e kufizuar me 30 persona dhe luteni që të bëni rezervim në linkun në bio.