“Psikologjia në fokus” me Anisa Zaçen te “Corner Comedy Club” Tiranë

Psikologjia në FOKUS –

Për të nisur vitin në mënyrën më të mbarë të mundshme, jemi inspiruar nga koncepti i Lectures on Tap dhe kemi vendosur këtë vit ta nisim me psikologjinë në fokus gjatë muajit Janar.

Çdo të enjte, psikologe Anisa Zaçe do të drejtojë një seri bisedash të thelluara mbi marrëdhëniet njerëzore, ku secila mbrëmje do të jetë e dedikuar një teme specifike. Çdo bisedë do të përfshijë një pjesë interaktive Q&A, ku mund të bëni pyetje dhe të ndani mendime, për një eksperiencë më të pasur dhe më të angazhuar.

1. Marrëdhënia me Veten – Si të krijojmë dhe të mbajmë një marrëdhënie të shëndetshme me veten tonë, duke u fokusuar në sigurinë, vetëvlerësimin dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor.

2. Marrëdhënia me Familjen – Si të përmirësojmë marrëdhëniet me familjen, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur dhe kuptimit të nevojave të ndryshme brenda një familjeje.

3. Marrëdhëniet Romantike – Si të ndërtojmë marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme, duke u përqendruar në identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave që mund të lindin në çift.

4. Si të dallojmë sociopatet dhe psikopatet në shoqëri – Si të identifikojmë sjelljet manipuluese dhe të dëmshme dhe si të mbrohemi nga individët me tendenca të tilla, për të ruajtur shëndetin mendor dhe emocional.

Secila mbrëmje do të zgjasë rreth 1 orë e 30 minuta dhe do të jetë e pasur me diskutime si dhe pyetje të hapura për të ndihmuar të gjithë pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë temat e trajtuara e të reflektojnë mbi to.

Datat 9, 16, 23 dhe 30 Janar
Ora 21:00
Hyrja: 300 Lekë.
Rezervime: +3554828588 / DM / WhatsApp.

Date

23/01/2025

Time

21:00

Location

Corner Comedy Club
Kategorite

Organizer

"Corner Comedy Club", Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart