Date

06/12/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

05:30

Punëtori me gratë artizane që po krijojnë 12 simbole të dyerve të vjetra të Durrësit

Nëse nuk keni pasur mundësi të njiheni me artizanet që po krijojnë dymbëdhjetë simbole artizanale për shtegun e ri turistik të dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit, ju ftojmë të na bashkoheni në punëtorinë e ardhshme dhe të fundit! Më datë 6 Dhjetor ora 17:30 në MuZEH Lab 😎
Qëllimi i punëtorisë është që pjesëmarrësit të prekin traditën e qepjes dhe thurjes dhe artizanet të transmetojnë njohuritë e tyre me qytetarët.
Ftojmë të gjithë të apasionuarit e trashëgimisë, studentët dhe artizanët e rinj për të krijuar bashkëpunime në të ardhmen dhe për të diskutuar sëbashku si mund të ringjallërojmë zejet dhe aftësitë artizanale të vjetra, duke prodhuar për të krijuar atraksione turistike!
Një shteg i ri për qytetin tonë po zhvillohet në kuadër të projektit “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit” që zbatohet nga Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab përmes programit EU4Culture Albania të financuar nga European Union in Albania 🇦🇱🇪🇺 dhe zbatuar nga UNOPS Albania 🇺🇳 në bashkëpunim me Ministria e Kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart