Search
Close this search box.

Punëtori qeramike “Tatuazhe poetike: një vakt me Gëten” te “Ken’s Atelier” Tiranë

📢 Thirrje e hapur:

KEN’S ATELIER dhe GOETHE-ZENTRUM TIRANA kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në punëtorinë #qeramike të organizuar prej nesh, me temë “Tatuazhe poetike: një vakt me Gëten”.

🎯 Në këtë #punëtori do të krijohen #qeramika funksionale, me të cilat shtrohet një tavolinë #festive. Për zbukurimin e qeramikave do të përdoren #tekste  poetike nga #autorë të njohur të vendeve gjermanisht-folëse.

🗓️    Punëtoria do të zhvillohet në 4 ditë, gjatë datave 17, 18, 31 maj dhe 6 qershor.
🧑‍🎨🧑‍🎓 Pjesëmarrësit duhet të jenë të grupmoshës 15-20 vjeç.
🏷️ Pjesëmarrja PA PAGESË
🎁🛍️ Çdo pjesëmarrës merr qeramikën që do ta krijojë vetë.

📩 Aplikimi me një letër motivimi deri në datën 9 maj, në adresën e e-mail-it: info@goethe.al

📍Në ditën e parë, dt.17, do të mbahet një leksion mbi temën nga Irena Buzi @buzi_irena, si edhe do të krijohen skicë-idetë mbi objektin e dëshiruar qeramik.
📍Në ditën e dytë, dt.18, do të modelohet në porcelan forma e dizajnuar qeramike.
📍Në ditën e tretë, dt.31, do të bëhet dekorimi i objektit me #underglaze dhe #glaze sipas dizajnit të krijuar.
📍Në ditën e katërt, dt.6, e menduar si një festë me të ftuar, do të bëhet prezantimi i qeramikave të përfunduara, të shoqëruara edhe me #katering.

🟢 Gjithë aktiviteti do të zhvillohet në ambientin e #kensatelier.

Ju mirëpresim!

Date

06/06/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

Ken's Atelier Tirana
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart