
“Pyetje që keni frikë t’i bëni me zë të lartë” me Mario Merdini
– Ça dmth inflacion?
– Pse e marr një pjesë të rrogës në zarf?
– Wtf është tenderi?
– Sa vjeç është Grida Duma?
– Pse pronari i shpis e rrit qeranë sipas qefit?
– Pse jam këtu?
– Ku ruhet buxheti i shtetit
– Sa e ka rrogën Edi Rama?
– Ça është vetingu?
– Sa kotele bëjnë macet zakonisht?
– Pse s’më gjumi kur pi kafe në darkë?
– Me vërte bëhesh autik po bëre vaksina?
– Tqm është me vërte “të qeras me molto”?
Si këto dhe shumë pyetje të tjera, do tu përgjigjemi këtë të Premte miq me gjithë seriozitetin e mundshëm.
Rezervoni tavolinën tuaj dhe bëni gati pyetjet që ju hanë përbrenda, por nuk keni guxim të pyesni shokët dhe nuk doni as të lini gjurmë në Google history.
Të Premten, 13 Shtator.
Ora 22:00.
Hyrja e lirë!
Rezervoni tavolinën tuaj në DM, +355684828588 / WhatsApp.
