Queer Film Marathon Tirana – Pasolini
𝗛𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶 “𝗾𝘂𝗲𝗲𝗿” 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗮𝗯𝘂 𝗻’𝗲𝗸𝗿𝗮𝗻
Ashtu si vitin e kaluar, edhe sivjet vijmë me rubrikën “Retrospektivë”, në kuadër të QUEER FILM Marathon Tirana. Kësaj radhe kemi përzgjedhur disa filma të Pier Paolo Pasolini-t, regjisor, poet, shkrimtar dhe intelektual italian, i cili pati një ndikim të fuqishëm në kulturën e shekullit të 20-të falë qasjes së tij të guximshme dhe trajtimit të temave si seksualiteti, feja dhe lufta e klasave.
Përmes filmit, ky seksion ofron një hapësirë për të reflektuar rreth historive dhe përvojave “queer”, duke marrë në analizë ndryshimet që kanë pësuar këndvështrimet ndaj komunitetit, si dhe duke theksuar arritjet dhe sfidat me të cilat këta individë janë përballur përgjatë historisë.
Ju ftojmë në @qendra_e_artit_agimi nga 14 deri në 17 tetor! Pjesëmarrja e hapur!