
Referim “Historia e ikonografisë” nga Kostika Koti
Në kuadër të ekspozitës “Një rrugëtim tek Arti Hyjnor”, në bashkëpunim me @muzeukombetariartitmesjetar të Korçës, Galeria e Artit Tiranë organizon referatën e Kostika Kotit, specialist guide në Muzeun Mesjetar të Korçës.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë prezantim të denjë, ku do të trajtohet historia e ikonografisë shqiptare, autorët më të spikatur, teknikat e realizimit dhe metodat e ruajtjes së ikonave.
Pas prezantimit, të gjithë pjesëmarrësit janë të mirëpritur të marrin pjesë në një diskutim të hapur.
📅 E premte, 24 janar
⏰ Ora: 10:00
📍 @galeriartirane
✨ Mos e humbisni këtë mundësi për të eksploruar një aspekt të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore!
