
KAS Media Programme South East Europe në bashkëpunim me ReporterSlam dhe Institutin Shqiptar të Medias, organizojnë eventin “Reporters Slam”, 2023

“Reporter Slam” është formati skenik më argëtues ku të gjithë folësit janë gazetarë. Gjatë gjithë mbrëmjes ata do të konkurrojnë me njëri-tjetrin për ta bërë performancën e tyre sa më kreative, në mënyrë që t’ju japin një vështrim prapaskenave të jetës së një gazetari dhe njëkohësisht të fitojnë votën e audiencës pjesëmarrëse.