
Shfaqja e filmit dokumentar “Gjenerata e imazheve” te Kinema Republika
Ftesë për shfaqje filmi dhe diskutim!
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në shfaqjen e filmit dokumentar “Gjenerata e imazheve” nga regjizori austriak Johannes Gierlinger, më 16 prill, ora 18:00, në Kinema Republika.
Pas filmit, ju ftojmë në një bisedë të hapur me regjizorin Gierlinger dhe artisten shqiptare Redina Qose.
Rreth filmit:
“Gjenerata e imazheve” eksploron transformimet e thella në historinë e Shqipërisë — nga diktatura komuniste në realitetin e sotëm kapitalist. Përmes arkivave, vendeve të harruara dhe kujtimeve ndër breza, filmi sjell në fokus këputjet dhe vazhdimësitë që kanë formësuar shoqërinë shqiptare.
Hyrja është e lirë.
Mirë se vini!
