Shfaqja e teatrit “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” te Teatri Metropol

“Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë”

🎭 “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” është një shfaqje që të bën ta shohësh botën me sy të tjerë – sy që nuk i kemi pasur ndonjëherë. Është një këndvështrim ndryshe mbi realitetin, emocionet dhe marrëdhëniet njerëzore, i treguar përmes historisë së një djali të veçantë.

📍 Ngjarjet zhvillohen në Swindon, Angli, ku pesëmbëdhjetëvjeçari Kristofer Xhon Frencis Bon një mbrëmje gjen trupin e pajetë të qenit të fqinjës dhe vendos ta zbulojë vrasësin. Si një detektiv i vogël, i frymëzuar nga Sherlok Holms 🕵️‍♂️, ai nis një hetim që do ta çojë shumë më larg se sa kishte imagjinuar – në një rrugëtim të pasur me të vërteta të dhimbshme, por edhe me guxim e rritje personale.

🧠 Kristoferi ka një mendje brilante për matematikën, por përballet me vështirësi në komunikimin shoqëror për shkak të një forme të lehtë autizmi. Ndërsa përpiqet të kuptojë botën përreth, ai na fton edhe ne ta shohim atë me një ndjeshmëri të re.

Kjo është një shfaqje plot nota tensioni, humori dhe zemër – një thirrje për të kuptuar më mirë ata që mendojnë ndryshe dhe për të gjetur forcë në të qenit vetvetja.

Autor: Mark Haddon
Dramatizimi: Simon Stephens

Regjia: Justin Anderson

Interpretojnë:
Amos Zaharia, Arjon Pulleja, Armela Demaj, Ema Andrea, Florist Bajgora, Klea Konomi, Klesta Shero, Rafael Hoxhaj, Roerd Toçe, Sonila Kapidani

🎬 As. Regjisor: Amri Hasanlliu
✍️ Përkthyes dramatik: Jonida Beqo
✨ Videoprojeksionet skenike & As. Skenograf: Florian Çanga
🎨 Skenograf: Stjuart Reçi
🎶 Formulues muzikor: Artemis Veizaj
🎼 Kompozitor: Multiband Studios
💃🏿 Koreograf: Rafael Hoxhaj
🧥 Kostumograf: Frenci Gjerasi
👚 As. Kostumograf: Olisa Sinani

📆 26, 27 Prill dhe 1, 2, 3, 4 Maj

⏰Ora: 20:00

🎟 Rezervoni biletat tuaja në numrin +355 67 227 0668.

Mos e humbisni këtë rrëfim të thellë e frymëzues!

Ju mirëpresim!

Date

26/04/2025

Time

20:00

Çmimi

Me rezervim +355 67 227 0668

Location

Teatri i Metropolit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart