Search
Close this search box.

Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” Pejë

🎭Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” më 29 nëntor në Pejë

✊Shfaqja teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar”, me autore Shqipe Malushi dhe regji të Zana Hoxhës, do të prezantohet edhe në Pejë dhe Gjakovë në kuadër të fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit”.

Më 29 nëntor, 2022 qytetarët do ta kenë rastin ta shohin këtë shfaqje në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë nga ora 19:00.

“Toka e Shpirtrave të Trazuar”, është një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malushit, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata.

E shtrirë në një format unik eksperimental në shqip dhe anglisht, performanca e regjisores Zana Hoxha krijon një sinergji multidisiplinare përmes poezive imazhiste të Malushit, koreografisë bashkëkohore teatrore të Robert Nuhës, dhe dramaturgji të Shpëtim Selmanit, muzikës eksperimentale me elemente burimore dhe këndimit, si dhe video projeksioneve që krijojnë një narrativë të re të bazuar mbi kujtesën tonë kolektive.

Autore: Shqipe Malushi
Regjia: Zana Hoxha
Dramaturgjia: Shpëtim Selmani
Koreograf: Robert Nuha

Aktorë/e: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi, Blend Sadiku, Zhaneta Xhemajli, Kaltrinë Zeneli, Edlir Gashi.
Kërcimtarë/e: Altina Binaku, Qendrim Makolli, Erëza Grajqevci, Patriot Osmani

Soliste/ë: Donika Rushiti, Shaban Behramaj, Urta Haziraj, Etrit Nura

Kostumograf: Arbnor Brahimi
Videoprojeksionet skenike: Florian Canga
Asistente dhe organizatore: Elira Lluka
Skenografia: Arben Shala
Tonist: Arben Aliu
Ndriçimi: Sherif Sahiti dhe Mursel Bekteshi
Mjeshtër skene: Aziz Maloku, Flora Hasani
Grimere: Myrvete Tahiri, Flora Hasani

Tags:

Date

29/11/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

07:00
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart