

Shfaqja “Tri Mendje në Ankand” te UET
📢 Një premierë e veçantë në UET! 🎭
Studentët e vitit të parë të aktrimit, regjisurës dhe grafikës, pjesë e Klubit të Teatrit në UET, sjellin për herë të parë në skenë komedinë groteske “Tri Mendje në Ankand” nga autori Ferdinand Hysi.
Kjo shfaqje shënon punën e tyre të parë skenike në kuadër të këtij klubi, duke dëshmuar talentin dhe pasionin e tyre për artin teatror. Nën regjinë e Migena Gjyla, dhe udhëheqjen e pedagogut Armand Bora, studentët sjellin një interpretim plot energji dhe kreativitet.
Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij debutimi artistik dhe për të përkrahur talentet e reja në skenën e teatrit! 🎭
E enjte, 6 Mars 2025, Ora 13:00,📍Godina C, Salla 104, UET
Related Events


22/03/2025
Përzgjedhja muzikore te Magic Club

22/03/2025
Përzgjedhja muzikore te The Code Bar

22/03/2025