Shfaqje filmash te “Arkivi Qendror Shteteror i Filmit”

Ditën e enjte, datë 19 Janar 2023, ⏰14:00
Në sallën @KINOJonë të AQSHF-së
Shfaqen filmat e projektit RECON:

The Echo
Me skenar dhe regji nga Dario Haruni

Pse Kështu?
Me skenar dhe regji nga Una Jovović

Lemons & Oranges
Me skenar dhe regji nga Enxhi Noni

…a poem a day keeps the war at bay
Me skenar dhe regji nga Tamara Pavićević

Një nga aktivitetet e projektit RECON ishte edhe bashkëpunimi rajonal për prodhimin e video-instalacioneve dhe filmave me metrazh të shkurtër duke përdorur material arkivor, pjesë të koleksioneve të arkivave tona. Dy artistë të rinj malazezë të përzgjedhur gjatë një thirrjeje të hapur, realizuan videoinstalacion dhe film me metrazh të shkurtër duke përdorur materiale filmike nga arkivi shqiptar, dhe anasjelltas; dy artistë të rinj shqiptarë punuan me materiale arkivore nga arkivi malazez dhe realizuan secili filmat e tyre me metrazh të shkurtër.
Ju ftojmë në këtë aktivitet ku kërkojmë të nxisim bashkëpunimin rajonal, hulumtimin dhe studimin e arkivave tona si dhe të promovojmë historinë, kulturën dhe artin e dy vendeve tona.

Date

19/01/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

14:00

Location

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart