
“Sonetet e William Shakespeare” te Teatri “Petro Marko” Vlorë
🎭 SONETET E WILLIAM SHAKESPEARE NË TEATRIN “PETRO MARKO”
– Kritikët i vlerësojnë Sonetet e Shekspirit për meditimin e thellë mbi natyrën dhe dashurinë, të vdekjes dhe të përjetësisë së kohës. Çdo SONET përmban gjithashtu një lëvizje të vazhdueshme dramatike që mund të shihet në leximin e tij përmes një lloj mesazhi moral, shpirtëror dhe filozofik, në të cilin na tregon kohëzgjatjen e shkurtër të Jetës Njerëzore dhe nevojën për ta shfrytëzuar atë sa më shumë.
– Spektakli do të bazohet në interpretimin nga një Grup Aktorësh, të Sonetave më të spikatura të SHEKSPIRIT.
– Shfaqja është nën regjinë e Kristaq A. SKRAMI.
– Nën interpretimin e aktorëve Astrit MAMAJ, Margent CAUSHI, Alba SHTËMBARI dhe Loris SINANAJ.
– Skenografia dhe Kostumografia e këtij Spektakli Teatral nga Drini SHEHU.
– Muzika nga Aulon NAÇI.
🗓️ 19-20 Tetor 2024
⏰ 19:00
📍Teatri”Petro Marko”Vlorë
Ju mirepresim!
