
Stand-up Comedy “Midis dy të këqijave”
Antoni dhe Thjesht Jeffrey kanë punuar fort dhe me përkushtim për të sjellë në skenën e Corner Comedy Club një version unik të lojës së famshme “Would You Rather” – një lojë humori dhe zgjedhjesh të vështira, ku pjesëmarrësit duhet të zgjedhin mes dy situatave absurde, qesharake ose shpeshherë të papërshtatshme, dhe të shpjegojnë zgjedhjen e tyre.
Kjo e premte do të jetë e veçantë, pasi Thjesht Jeffrey i bashkohet për herë të parë familjes së Corner Comedy Club. E mirëpresim të gjithë me duartrokitje, ose… nëse nuk e mbështesim mjaftueshëm, ekzistojnë dy skenarë të mundshëm:
1. Ai mund të na masakrojë një nga një dhe të na dissektojë me pasionin e një serial killer-i (për fat të keq, ngjan pak me Jeffrey Dahmer),
2. Ose thjesht kur të arrijë 27 vjeç do na vrasë veten si Kurt Cobain.
Pra, le ta ndihmojmë të zgjedhë rrugën e tretë: të qeshim të gjithë së bashku dhe të kalojmë një natë fantastike humori.
Datë: 18 Prill
Ora: 21:30
Hyrja: 300 Lekë
Ejani me miqtë tuaj, përgatituni të na jepni dhe ju ide dhe situata sa më të sikletshme dhe të papërshtatshme për çunat dhe do ju japim në këmbim shumë, shumë të qeshura!
