Takim “Gratë në narrativat shoqërore: nga kufizimi te riorganizimi” te “Tek Bunkeri” Tiranë
A është e mundur të jesh grua në një shoqëri patriarkale pa ndjerë peshën e normave dhe pritshmërive të saj?
Ky panel diskutimi synon të eksplorojë sfidat e gruas në shoqërinë moderne, veçanërisht pabarazinë gjinore, përfaqësimin dhe barrierat sistematike, duke sjellë bashkë dy zëra nga fusha të ndryshme. Gazetarja dhe aktivistja Entenela Ndrevataj dhe Liri Kuçi, studiuese dhe bashkëthemeluese revistës Shota, do të reflektojnë mbi këto tema me moderimin e regjisores dhe aktivistes Ana Guçe.
Liri Kuçi është studiuese feministe me formim në Teori Politike dhe një master të dytë në Angli, për Politika Feministe Transnacionale në Londër, ku është thelluar në metodat e analizës së diskursit ndërsektorial dhe politikave të zhvillimit. Përgjatë një dekade, rrugëtimi i saj si aktiviste ngërthen të drejtat e njeriut, arsimin, të drejtat në punë, çështjet mjedisore dhe fushat e ndërlidhura të drejtësisë sociale. Gjithashtu, ajo ka bashkëthemeluar “Shota.al” një revistë feministe dygjuhëshe kushtuar zbërthimit të pabarazive strukturore duke nxitur perspektiva kritike mbi sfidat e shtresëzuara shoqërore.
Entenela Ndrevataj ka mbaruar studimet për Punë Sociale në Universitetin e Tiranës dhe zotëron një master për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Evropën Juglindore nga Universiteti i Sarajevës dhe Bolognës. Prej vitesh është angazhuar në çështjet feministe dhe është një ndër themelueset e Kolektivit Feminist në Shqipëri. Ka punuar si gazetare në Citizens Channel, ku ka mbuluar të drejtat e njeriut, me fokus çështjet gjinore dhe lëvizjet sociale në Shqipëri.
🗓 Data: 20 Dhjetor
📍 Vendi:Tek Bunkeri
🕒 Ora: 19:00
Bashkohuni me ne për një diskutim frymëzues, ku do të ndajnë përvoja, mendime dhe shpresë për një të ardhme më të lirë dhe autentike për gratë.