
Takim me Manjola Lloja Bushati & Anisa Zaçe te One Connect Hub
Të premten në një takim krejt të pazakontë me Anisa Zaçen dhe Manjola Lloja Bushatin për të folur për dashurinë, ose vetminë, për veten dhe tjetrin që ke nevojë ta ndjesh pranë, për mungesën dhe dyshimin, për dëshirën, frymarrjen e thellë dhe lehtësinë me të cilën duhet marrë vetja, tjetri, jeta.
Një psikoterapiste me lupën e individit, e një sociologe me lupën e shoqërisë, bashkë me ju me trastën e përvojave tuaja.
Libri i Manjolës, ‘’Ose ne’’, na bën bashkë për të folur e dëgjuar, për të komunikuar tek Kubi One Connect Hub pranë Piramidës të premten në 19.30.
Ejani me mendjen e zemrën e hapur.
Faleminderit @one.albania
