Takim me studiuesen e artit Nea Tandini te “Destil Creative Hub” Tiranë

Të shëmtuar, të deformuar, depresiv dhe të kompleksuar.
Portrete kryeveprash nga Francesco Borromini te Frida Kahlo.

Piktori Henri Toulouse-Lautrec, shpesh herë i tallur nga bashkëkohët e tij për deformimin e gjymtyrëve, deklaronte në vitet 1890 se “njeriu duhet të mësojë ta pranojë veten ashtu siç është”. Një shekull para se Toulouse-Lautrec të lindte, Jacques Louis-David, një tjetër artist francez gjithashtu i shpërfytyruar nga një aksident i pësuar në rininë e tij, do të përdorte gjithë mllefin dhe inatin që handikapi i shkaktonte për tu imponuar si piktori më i rëndësishëm i Revolucionit Francez. Piktorja Frida Kahlo dhe arkitekti Francesco Borromini, ndonëse gëzuan karrierë artistike të suksesshme në epoka të ndryshme, ndajnë të njëjtën dilemë gjatë ekzistencës së tyre, të munduar nga semundja po aq fizike sa edhe mendore: “A ja vlen të jetohet edhe një ditë shtesë?”
Historiania e artit Nea Tandini rikthehet në Destil në 8 maj, për të rrëfyer, përtej kornizave akademike të historisë së artit, tregimin e ngjizjes së veprimtarisë artistike të katër artistëve të ndryshëm, duke tentuar të hedhë dritë mbi një kapitull për të cilin Historia e artit rrallë denjon të ndalet: si arrin artisti të sublimojë komplekset, turpin dhe vetë-urrejtjen në krijimtarinë e tij?

Date

09/05/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:30

Location

Destil Creative Hub
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart