Takim “Me tu dashtë me ik: Cikle takimesh për emigracionin dhe diasporën”

“SHTINI QERRET MIRË!”
Rendja me qe, qerre e kuaj – riti arbëresh i Molizes (Itali)

Nga Ledi Shamku-Shkreli

Çdo bashkësi, a në daçim edhe çdo grupim social-kulturor, priret ta ketë një praktikë të vetën shoqëribërëse. Me këtë term nuk nënkuptojmë veç atë praktikë kulturore që e formëson, pra e bën përsëpari aksh bashkësi (duke e përbashkuar mes vetit e njëherësh duke e dalluar nga të tjerat), por sidomos kur praktika me ritmin e vet shndërrohet në ritualistikë duke e bërë dhe e ribërë atë bashkësi çdo herë që riti kryhet.

Gara me qe, qerre e kuaj te arbëreshët e Molizes, kryesisht në fshatrat Purkanun e Rur (Portocannone e Ururi), me gjurmë edhe në dy fshatrat e tjera arbëreshe atyndanë, Këmarin e Munxhufun (Campomarino e Montecilfone), duket se është një rit shoqëribërës.

Cili është historiku i këtij riti? Pse ky rit sot paraqitet aty si një kulm identitar? Ç’pleksje kulturore pagane e monoteiste vërehen në të? Çfarë të dhënash antropologjiko-kulturore ofron ky rit për arbëreshët e atyre viseve? Ç’vend ze sot idioma arbëreshe në të dhe si pasqyrohet thurima social-kulturore arbëreshe te kjo idiomë? A e nxjerr ky rit arbërishten jashtë mureve të shtëpisë, duke i dhënë edhe prestigjin kulturor të “qacës” (sheshit), pikërisht tani kur duket se “qacat” janë zbrazur? A mund të përdoren kontekstet gjuhësore të vjela konkretisht e në terrenin e kësaj praktike si një burim didaktik për edukimin shkollor plural?

Këto janë veç disa nga gacat që pritet të ndezin bisedat tona. Nëse kërshëria e secilit nga ju ka edhe të tjera gaca, shtyni qerren mire dhe ejani në Shtëpinë e Antropologjisë,.

Detaje mbi folësen e takimit

Ledi Shamku-Shkreli, me formim në gjuhësi, me profesion në sociolinguistikë, me pasion në antropologji gjuhësore.
Themeluese dhe drejtuese e gjerdaniit albanologjik “Excipere”, pedagoge e lëndëve “Sociolinguistica dell’italiano” dhe “Lingua e Cultura Albanese” në Alma Mater Università di Bologna, kërkuese shkencore pranë Institutit të Antropologjisë (Tiranë), bashkëpunëtore e Shtëpisë së Antropologjisë (QSASK).

Date

22/07/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

“Shtëpia e Antropologjisë” Tiranë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart