Takim për librin “Sugarland: the transformation of the countryside in communist Albania” në Qendrën Dua

A mund të shkruajmë një histori të shekullit XX duke e vendosur lenten në një vend të vetëm? Në librin e tij të fundit, Sugarland: the transformation of the countryside in communist Albania, Artan R. Hoxha e përqafon këtë sfidë. Maliqi, ish-fusha e mbuluar për mijëra vjet nga një kënetë, të cilën regjimi komunist e bonifikoi dhe e ktheu në qendrën e prodhimit të sheqerit në vend, është hapësira që kalon në mikroskopin e tij. Me lenten që e afron dhe largon, përmes përdorimit të shkallëve të ndryshme gjeografike dhe analizës ndërdisiplinore, Hoxha heton transformimet ekonomike, mjedisore, shoqërore dhe kulturore të Maliqit, duke e kontekstualizuar atë brenda dinamikave më të gjera europiane dhe globale. Një qasje e tillë vë në pikëpyetje ndarjen Lindje-Perëndim të Luftës së Ftohtë dhe thekson qarkullimin e teknologjive dhe praktikave në të dyja anët e gardhit që ndante kontinentin në dy blloqe kundërshtare. Në këtë studim, Artan R. Hoxha përdor paralelisht disiplina të ndryshme akademike në një qasje mikrohistorike si mjet për të dalluar dhe rrokur dinamika të gjera të transformimit të Shqipërisë përgjatë shekullit XX. Përtej të gjithave, ky libër ka patur për qëllim të de-ekzoticizoj Shqipërinë dhe historinë e saj, sidomos atë të periudhës komuniste, e cila është njësuar në ligjërimin politik dhe akademik eksluzivisht me paranojën, dogmatizmin e skajshëm ideologjik, represionin dhe ksenofobinë.

Date

20/11/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00 - 20:00

Location

Qendra "Dua"
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart