Takim poetik “Poezia bashkëkohore arbëreshe” te “Teatri i Metropolit”

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Teatrin Metropol dhe me dy shkollat e mesme të Tiranës: “Ismail Qemali” dhe “Qemal Stafa” do të sjellin nesër takimin poetik:

“Poezia bashkëkohore arbëreshe”

Ky aktivitet synon të transmetojë tek brezat e rinj trashëgiminë shpirtërore arbëreshe, si pjesë e rëndësishme e kulturës sonë kombëtare.
Aktiviteti do të ketë në fokus poezinë bashkëkohore arbëreshe, ku janë përzgjedhur për interpretim poezi prej 22 poetëve më të rëndësishëm të arealit arbëresh në ditët e sotme.
Vënia në skenë e këtyre poezive, është faza përmbyllëse e projektit të nisur tre muaj më parë në këto dy shkolla të kryeqytetit. Në fazën e parë të projektit, u zhvilluan leksione të hapura mbi kulturën arbëreshe, të cilat ndikuan në informimin e mëtejshëm të nxënësve mbi këtë letërsi dhe tashmë, vetë nxënësit do të jetë protagonistë duke sjellë atmosferën poetike të emrave më të spikatur të poezisë arbëreshe.
Së shpejti, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët do ta shtrijë këtë projekt edhe në shkolla të tjera shqiptare.

Ju mirëpresim nesër, ditën e martë, ora 12.00, në sallën “Shekspir” të Teatrit Metropol, Tiranë.

Date

23/05/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

12:00

Location

Teatri i Metropolit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart