
Takim “Tragë: Në dialog me Stefan Taçin” te “Berk” Tiranë
Ky takim merr shkas nga dy katalogë të Stefan Taçit: Dy kohë, një vend 1974-2021 (Gent Grafik, 2021) dhe Rrugica ime dhe Tirana 1973-2021 (Papirus 2022). Përmes tyre do të flasim me autorin rreth “rrëfimit vizual” dhe katalogut si medium për ta realizuar atë. Gjithashtu, biseda do të përqendrohet edhe në mënyrën si ai zgjedh ta përthyejë vizualisht marrëdhënien e tij me vendin, njerëzit dhe kohën, duke pasur ndër të tjera në fokus Tiranën me transformimet tërësore urbane.
Stefan Taçi është piktor, skulptor dhe regjisor. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve për skulpturë. Në periudhën 1987 – 1997 ka punuar në Kinostudio dhe Alba Film Studio dhe prej vitit 1997 është artist i lirë.
