
Takimet “Zërat e kulturës” – “Arti skenik dhe teatri në zemër të dialogut kulturor”
Arti Skenik dhe Teatri në zemër të Dialogut Kulturor 🎭🎬
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në takimin e ardhshëm të serisë “Zërat e Kulturës”, organizuar nga MEKI dhe UNAA, që këtë herë do të trajtojë sfidat dhe perspektivat për zhvillimin e teatrit dhe arteve skenike në 🇦🇱✨Shqipëri.
Në këtë takim, do të mblidhen aktorë, regjisorë, dramaturgë, skenografë dhe profesionistë të tjerë të skenës për të diskutuar vështirësitë në prodhimin e shfaqjeve, financimin e projekteve teatrore, mungesën e infrastrukturës dhe rolin e edukimit artistik në formimin e gjeneratave të reja të artistëve. Gjithashtu, do të diskutojmë mbi nevojën për mbështetje institucionale dhe promovimin e teatrit shqiptar në skenën ndërkombëtare.
🗓️Kur? 17 Tetor, ora 10:00!
📍Ku? Salla Central 150, ArtTurbina.
💬 Ky takim është një mundësi e rëndësishme për të diskutuar çështje të tilla si mbështetja financiare për teatrin, roli i kritikës në ngritjen e standardeve artistike dhe mënyrat për të krijuar bashkëpunime ndërkombëtare.
Zëri juaj është thelbësor për të formuar politika që do të ndihmojnë në zhvillimin e sektorit të teatrit dhe arteve skenike.
