Takimi “Zërat” Tek Bunkeri – E ftuar: Lindita Komani

🗣 Zërat | E ftuar: Lindita Komani
📍 Tek Bunkeri
📅 9 Prill | ⏰ Ora 19:00

A ndikon ende trauma e komunizmit tek brezat e rinj?
A ndihen pasojat e asaj periudhe në mendësinë, ndjenjat, dhe marrëdhëniet tona familjare e shoqërore?

Në takimin e radhës të serisë ZËRAT, e ftuar është Lindita Komani, me një bisedë mbi efektet ndërbreznore të traumës së komunizmit në Shqipëri.

Bazuar në një studim me pasardhës të viktimave të komunizmit në Shqipëri dhe SHBA, Lindita do të ndajë:
🔸 Si ndikon trauma e prindërve dhe gjyshërve në jetën emocionale të fëmijëve
🔸 Pse ankthi është më i lartë te shqiptarët që jetojnë në diasporë
🔸 Roli i lidhjeve familjare, shpresës dhe religjionit në përballimin e traumës
🔸 Si ndikon kjo përvojë te gratë dhe burrat
🔸 Çfarë mund të bëjnë individët, shoqëria dhe shteti për t’u përballur me këtë trashëgimi të dhimbshme?

Ky aktivitet zhvillohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe ICMP.

🔊 Ejani të dëgjojmë, të kuptojmë dhe të flasim për atë që shpesh heshtet.

#TekBunkeri #Zërat #TraumaNdërbreznore #Komunizmi #LinditaKomani #ICMP #EUinAlbania #historiajonë #kujtesa

Date

09 - 10/04/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

"Tek Bunkeri", Tirana
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart