Teatër për fëmijë “Shhh…Mbaje sekret” te Liceu Artistik “Jordan Misja” Tiranë
Është bukur kur kupton se ke miq të vërtetë! Është bukur edhe kur sekretet i mban, por Rio ky papagalli ynë artist, edhe pse mbledh miqtë ngado, padashur zbulon sekretin.Cili është ky sekret ?? Atë do ta kuptoni vetëm kur në shfaqje të vini …vec e dini vetë, mbajeni sekret.
Ju mirëpresim këte fundjavë për të ndjekur Premierën më të re ! Ne sallën “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” do të ndiqni:
Shfaqja “Shshsht…Mbaje sekret”
4 Maj, E Shtunë, Ora 10:30, 11:30
5 Maj, E Dielë, Ora 10:30, 11:30
Dy miq të ngushtë Mjeshtri dhe papagalli Rio, nuk duan që teatri të harrohet dhe të mbyllet përgjithmonë. Ata mbledhin forcat dhe mundohen të gjejnë një mënyrë që ky teatër të vazhdoj punën dhe ti rikthej duartrokitjet e fëmijëve teatrit.
Papagalli Rio do të udhëtoj për të mbledhur të gjitha kafshët kudo nëpër botë për të mbajtur premtimin që ky i fundit i bëri mikut të tij më të mirë Mjeshtrit. Me qëllimin kryesor rihapjen dhe vazhdimësinë e teatrit. Por a do mundet Rio të mbaj premtimin dhe të realizoj festën e madhe në teatër???
Kjo shfaqje është menduar dhe ideuar për fëmijë të moshës nga 3 – 8 vjec dhe ka për qëllim jo vetëm argëtimin e fëmijëve por dhe edukimin e tyre nëpermjet mesazheve motivuese. Duhet të punojmë fort për të realizuar qëllimet tona dhe miqtë e mirë nuk të lënë kurrë në baltë dhe së bashku mund tja dalin para çdo vështirësie.
Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik “Jordan Misja” cdo të shtunë dhe të diel nga ora 09:00-12:00. Nr. Cel 0694466699
Ju falenderojmë per mirëkuptimin.
Çmimi i biletës: 100 Lekë