
Teatri i Kukullave “Princeshat dhe bizelja magjike” te Liceu Artistik “Jordan Misja”
Të dashur miq të vegjël të Teatrit të Kukullave!😊✨
Këtë fundjavë në sallën “Tonin Harapi” ne Liceun artistik “Jordan Misja” do të sjellim premierën më të re të këtij teatri, për tju falur sa më shumë argetim e kënaqësi! Ejani të ndiqni shfaqjen ” Princeshat dhe bizelja magjike ” 👸🏼👸🏼🟢
Përralla “Princeshat dhe bizelja magjike”, e cila është shkëputur nga përralla klasike e Andersenit kësaj here vjen në forme muzikale dhe komike.
Një mbretëri e tërë ka rënë në dëshpërim pasi Princi nuk arrin dot të gjejë një princeshë. Me ndihmën e bizeles magjike më në fund ai gjen princeshën e zemrës.
Ejani ti zbulojmë bashkë të gjitha këto në një spektakël të vërtetë plot surpriza. 😍
Shfaqja ” Princeshat dhe bizelja magjike “😍
4 Mars , E Shtunë, Ora 10 : 30, 11 : 30 ⏲
5 Mars , E Diel, Ora 10 : 30, 11 : 30 ⏲
Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik “Jordan Misja” çdo të shtunë dhe të diel nga ora 09:00-12:00. Nr. Cel 0694466699
Ju falenderojmë per mirëkuptimin.
Çmimi i biletës : 100 Lekë
