Teatri i poezisë “Auschwitz Detar” te “COD Kryeministri”

AuschwitzDetar | Teatri i Poezisë

📖 Teksti i shkrimtarit Arian Leka dhe koncepti regjisorial i Kastriot Ramollarit sjellin projektin teatror “Auschwitz Detar”, përmes të cilit, studentët e aktrimit të Universitetit të Arteve, Tiranë, rikrijojnë skenat epike të tragjedisë, sjellin zërat e shpresës, duke na bërë të besojmë se fjala e fuqishme është në gjendje të shpëtojë jetë dhe të mbajë gjallë kujtimin e njerëzve të humburve në det.

📝 Përmes veprës “Hartë Memece për të mbyturit”, pjesë e së cilës është edhe poema “Auschwitz detar”, shkrimtari Arian Leka rrëfen jo vetëm një histori shqiptare, por edhe një narrativë evropiane mbi historinë e trafikimeve, emigrantëve dhe refugjatëve. Kjo temë u bë sërish e afërt ngaqë sot, në fjalorin e Europës pa kufij, u rikthyen fjalët TEL ME GJEMBA, MUR, BUNKER, LUFTË, KAMP, JU, NE, ATA, duke bërë që realiteti europian të harrojë ëndrrën e tij dhe fjalën “BASHKË”.

📜 Poema “Auschwitz detar”, si kulminacion i veprës, është një përfytyrim i pashoq mbi Mesdheun si një kamp përqendrimi nënujor dhe metropol alegorik i të ikurve e të mbyturve në det. Premierë në #COD: 35 poezi të përzgjedhura dhe tetë Kapanone të deteve mesdhetare, ku zërat jehojnë e dëgjohen edhe sot.

🗓 20 mars 2024 | ora 19:00
📍 Holli Protokollar i Kryeministrisë

Date

20/03/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

COD Kryeministri
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart