“Teatri legjislativ” në Gramsh

Të dashur qytetarë dhe aktivistë të Gramshit, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një dëgjesë publike të një natyre të veçantë, në formën e një Teatri Legjislativ, që vjen si bashkëpunim mes organizatës Tek Bunkeri në Tiranë dhe Bashkisë Gramsh.

Teatri Legjislativ zhvillohet në kuadër të projektit “Art për Demokraci” dhe do të organizohet si një forum për të ngritur propozime nga vetë banorët mbi Planin Buxhetor për vitin 2025. Aktiviteti do të ketë si aktorë kryesorë vetë publikun, të cilët, nën drejtimin e regjisores sonë Anila Balla dhe aktorëve Alba Shtembari dhe Ermela Ruri, do të përfshihen në një sërë diskutimesh dhe ushtrimesh ndërvepruese për të arritur në propozime me vlerë dhe dobi për banorët e zonës mbi shumë çështje që ndikojnë në përditshmërinë tuaj!

Ditën e martë, më 05 nëntor, ora 12:00, ju mirëpresim në Pallatin e Kulturës Gramsh, me pjesëmarrës edhe nga institucionet lokale, për të dëgjuar më shumë nga ju.

Date

05/11/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

12:00

Location

Pallati i Kulturës, Gramsh
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart