“Teatri Legjislativ” në Lezhë
Të nderuar qytetarë të Lezhës, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një dëgjesë publike të një natyre të veçantë, në formën e një Teatri Legjislativ, që vjen si bashkëpunim mes organizatës Tek Bunkeri në Tiranë dhe Bashkisë Lezhë.
Teatri Legjislativ zhvillohet në kuadër të projektit “Art për Demokraci” dhe do të organizohet si një forum për të ngritur propozime nga vetë banorët mbi Planin Buxhetor për vitin 2025. Aktiviteti do të ketë si aktorë kryesorë vetë publikun, të cilët, nën drejtimin e regjisores sonë Anila Balla dhe aktorëve Alba Shtembari dhe Ermela Ruri, do të përfshihen në një sërë diskutimesh dhe ushtrimesh ndërvepruese për të arritur në propozime me vlerë dhe dobi për banorët e zonës mbi shumë çështje që ndikojnë në përditshmërinë tuaj!
Ditën e martë, më 19 nëntor, ora 12:00, ju mirëpresim në Qendrën e Kulturës së Fëmijëve ”Gjergi Lacaj” Lezhë, me pjesëmarrës edhe nga institucionet lokale dhe shoqërisë civile me H.A.N.A Youth Center për të dëgjuar më shumë nga ju.