Teatri “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë

“LEZETET E MËKATIT BASHKËSHORTOR”

Autor: Valentin Krosnogorov
Regjia: Milto Kutali

Interpretojnë: RAFAEL HOXHAJ, ILIRDA BEJLERI

Premierë: 🗓️ 26-29 dhjetor 2024 / Ora: 19:00
📍Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental
“Kujtim Spahivogli”

Rezervoni: ☎️ 0695717746

As. Regjisor: Klodian Çelmeta
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Karaz
Muzika: Jurgen Muharremi

Melodrama “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, vjen nën regjinë e profesor Milto Kutalit, si një produksion I Teatrit Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Në vorbullën ku emocioni, raporti: dashuria, qëndrueshmëria dhe intimiteti në marrëdhëniet bashkëshortore kanë kohë që janë në krizë, regjisori vendos të sjellë këtë vepër, që flet hapur dhe drejtëpërdrejtë për sfidat e përditshme me të cilat përballet çdo çift. Të trija tablotë, që do të paraqiten në këtë vepër skenike, janë tri operacione të së njëjtës plagë, ku regjisori dhe autori përpiqen të gjejnë brenda nesh shërimin për to.
Në qendër të kësaj vepre artistike është tradhëtia dhe raporti I saj me familjen. Herë-herë ky “lezet bashkëshortor” duket se justifikohet, por autori gjithmonë nënvizon se familja është gjithçka dhe e panegociueshme. Në këtë vepër do të hasim dhe do të ndjejmë magjinë e teorisë së riparimit, ku çdo martesë duhet të kalojë sfidat e saj dhe në fund të jetë ajo dhe dashuria që triumfojnë. Ejani të shijojmë të gjithë së bashku “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”!

Date

26 - 29/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 19:00

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart