Teatri “MEDE(A)T” te “Tek Bunkeri” Tiranë

Ditën e hënë, 25 Nëntor, ora 19:00, Tek Bunkeri Shfaqja MEDE(A)T!!! (Për një Medea më pak!)
Një strukturë shoqërore ku drejtësia nuk është funksionale, krijon individë të frustruar dhe shtyn këta të fundit drejt veprimeve dëshpëruese.
Për vajzat e @qendra_rinore_sebastia njohja e Medeas ka qenë një formë për të evidentuar strukturat shoqërore që bëjnë të mundur edhe sot, mitizimin e një akti dëshpërues, në krahasim me relativizimin e rasteve të dhunës ndaj grave që përsëriten.
“Dhuna nga lart, nuk njeh turp” – thotë Helge Novak.
Dhe “ajo shpërndahet sipas praktikave të mendimit dominues” – themi ne.
Për një Medea më pak!
………………………..

*Në Shqipëri janë 1083 minorene nën 19 vjeç që kanë lindur fëmijë, ku 10 prej tyre kanë sjellë në jetë edhe 4 ose më shumë fëmijë.
66 vajza kanë lindur 3 fëmijë, 208 kanë lindur nga 2 fëmijë dhe 799 vajza janë bërë nëna të një fëmije (Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, INSTAT)

Asnjë Justifikim: Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave

Date

25/11/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Tek Bunkeri
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart