Teatri “Mes nesh” në Lezhë

“Mes nesh” është një dramë origjinale që sjell në qendër një marrëdhënie komplekse mes një nëne dhe një vajze, duke u fokusuar në mënyrën se si shoqëria ndikon dhe përcakton dinamikën e kësaj marrëdhënieje. Drama eksploron çështje sociale, kulturore dhe gjinore që pasqyrojnë sfidat me të cilat përballen vajzat dhe gratë në Shqipëri.

Pas një bashkëbisedimi me aktiviste feministe të zhvilluar në dhjetor 2024 në Tiranë, premiera e shfaqjes do të zhvillohet në Lezhë. Pas premierës, një bashkëbisedim me artistët pjesëmarrës do të eksplorojë më tej temat e shfaqjes.

Regjizor: Endrit Ahmetaj
Asistente regjizori: Ana Guçe
Dramaturge: Daniela Gjopalaj
Aktore: Mimoza Marjanaku, Rexhina Ibro
Skenografia / Costume Design: Klara Fyshku
Video Art: Redina Qose

1 shkurt
18:00
Pallati i Kulturës “Ded Ndue Lazri”, Lezhë

Date

01/02/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

Pallati i Kultures "Dede Ndue Lazri" Lezhe
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart