Teatri “Nata e dymbëdhjetë” te Teatri “Metropol” Tiranë
**“Nata e dymbëdhjetë” nga Uilliam Shekspir** 🎭
**Regjia**: Justin Anderson 🎬
👥 **Interpretojnë**: Amri Hasanlliu, Armela Demaj, Ervin Bejleri, Elona Hyseni, Endrit Ahmetaj, Edvin Mustafa, Erdet Miraka, Kastriot Ramollari, Ketjona Pecnikaj, Klesta Shero, Klea Konomi, Laura Hoxha, Mehmet Xhelili, Margent Caushi, Mario Bali, Rozi Kostani, Roerd Toçe, Sara Koçi, Stiv Osmanaj, Xhino Musollari, Xhoni Spahi 🎭
🎵 **Muzika**: Dashamir Gega, Ilir Neziri, Mark Kakusi, Mihal Kaçi, Rubin Oslo Ceka, Rudian Zia 🎶
🎥 **As. Regjisor**: Klesta Shero
🎨 **Mjeshtër Plastike**: Jonida Beqo
💃 **Koreograf**: Sedmir Memia
👗 **Kostumografia**: Edlira Sulaj, Frenci Gjerasi
👚 **As. Kostumograf**: Livia Çerma
📅 **Në datat**: 31 Tetor 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 Nëntor
🕖 **Ora**: 19:00
Autori më me ndikim në të gjithë dramaturgjinë botërore, Uilliam Shekspir, do të vijë në skenën e Metropolit me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë”. 🎭
Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e Shekspirit, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme, Shqipëria e sotme, dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601.
Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsino endet duke dëgjuar muzikë 🎶, sepse i mungon dashuria e Olivias , një vajzë e bukur të cilën ai nuk mund ta ketë sepse ajo është në zi për vëllain e saj të vdekur dhe nuk pranon asnjë propozim martese. Ndërkohë, në det, një stuhi e tmerrshme ka shkaktuar mbytjen e një anije…
Mjafton ky fillim ngjarje për të ndërthurur me mjeshtëri shumë personazhe plot ngjyra të gjalla në situata mbi dashurinë e pashpërblyer, thyerjen e zemrave, por edhe gëzimin që vjen prej tyre në Ilirinë e dikurshme.
Teatri Metropol dhe regjisori amerikan Justin Anderson do ta sjellin veprën në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800, koha e Lord Bajron, Ali Pashës dhe fotografëve Marubi, duke ndërthurur elementë autentikë të kohës dhe vendit ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume.
🎫 Ju ftojmë të rezervoni biletat tuaja në numrin ☎️ +355 67 227 0668 🎟️