Teatri “Nëna” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë
• “NËNA” •
Autor: Florian Zeller
Regjia Mehmet Xhelili
Përktheu: Adriana Tolka
Aktorë: Ema Andrea, Helidon Fino, Enisa Hysa, Xhuliano Brisku
Skenograf e Video: Albert Dedja
Kostumografe: Sofi Kara
Asistent regjie: Klajdi Malellari
“NËNA”, e cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një farsë e zezë, na ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.
Në qëndër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima të saj.
Dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë. Kësaj i shtohet situate paralele e një martese, e cila për këtë arsye dhe për arsye të tjera është duke pësuar dekadencën e saj.
Mesazhet e fuqishme të veprës artikulojnë, jo përgjigjen, por pyetjen egzistenciale të klithur nga nëna në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte kështu? Përse u desh të ndodhte kështu?
Produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 1, 2, 3, 4, 22, 23, 24, 25 shkurt 2024, 8, 9,10 mars 2024 ora 19.00