Teatri “Nëna” te Teatri Kombëtar
Vetëm dy shfaqje 📅 19-20 nëntor
📍 në sallën Centrali 400 arTurbina
🕐 ora 19:00
Për rezervime 📞 068 2000 650
NËNA” •
Autor: Florian Zeller
Regjia: Mehmet Xhelili
Koreografia: Gjergj Prevazi
Përktheu: Adriana Tolka
Aktorë: Ema Andrea, Helidon Fino, Enisa Hysa, Xhuliano Brisku
Skenograf e Video: Albert Dedja
Kostumografe: Sofi Kara
Asistent regjie: Klajdi Malellari
“NËNA”, e cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një farsë e zezë, na ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.
Në qëndër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima të saj.
Dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë. Kësaj i shtohet situate paralele e një martese, e cila për këtë arsye dhe për arsye të tjera është duke pësuar dekadencën e saj.
Mesazhet e fuqishme të veprës artikulojnë, jo përgjigjen, por pyetjen egzistenciale të klithur nga nëna në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte kështu? Përse u desh të ndodhte kështu?