
Teatri për fëmijë “Djali miliader” te “Teatri i Kukullave” Tiranë
E keni menduar ndonjëherë si do ishte nëse do të kishit 1 miliard sterlina 💸? Njihuni me Xho Pataten, djaloshi që ka gjithçka, përveç shokëve. Ai i kërkon babait që të transferohet në një shkollë ku ta mbajë sekret faktin që është miliarder. A do mundet Xho ta mbajë sekretin deri në fund? A do të ketë ai më në fund një shok të vërtetë? A janë paratë gjëja më e rëndësishme?
Ejani t’i zbulojmë bashkë të gjitha këto në një shfaqje plot surpriza. 🤫💰❣️
Mosha e sugjeruar: 5+
Biletat mund t’i blini ditët e shfaqjeve, prej orës 09:00. Për informacion, kontaktoni në: +355694466699
