

Teatri për fëmijë “Flokarta dhe tre arinjtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë
” FLOKARTA DHE TRE ARINJTË ” 🐻
🗓️ 13 – 16 Mars/Ora 10:30
ℹ️ • Dhe çdo fundjavë të muajit.
📍 Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental
“Kujtim Spahivogli”
Regjia dhe koreografia: Semela Skënderasi
Interpretojnë: Mariel Brahimllari, Erta Sina,
Semela Skënderasi, Stini Cace
ℹ️ Mosha 4 – 10 vjeç
Rezervoni në nr. ☎️ 0695717746
Flokarta endet nëpër pyll dhe humb rrugën, pasi mamaja e kishte udhëzuar të mos largohej nga shtëpia. Papritur shikon një shtëpi në të cilën jetonin tre arinj. Familja e arinjve pasi kishte gatuar supën , kishte dalë shëtitje derisa ajo të ftohej. Flokarta vendos të hyjë në shtëpi. Në kuzhinë, mbi tavolinë ajo gjen tre tasat me supë dhe nuk mund të rrijë pa i provuar.Më pas e zë gjumi.
Kur kthehen arinjtë në shtëpi shohin që dikush u kishte ngrënë supën. Fillojnë të kërkojnë fajtorin dhe gjejnë Flokartën duke fjetur. Flokarta kur zgjohet i kërkon falje arinjve që ishte futur në shtëpinë e tyre pa leje dhe të gjithë kërcejnë së bashku.
Bazuar në përrallën e vjetër angleze me të njëjtin titull, “Flokarta dhe tre arinjtë” është një shfaqje dansi edukative dhe argëtuese , e cila kërkon të rrëfejë me anë të gjuhës së trupit një mesazh të rëndësishëm për fëmijët , siç është ai i privacisë së individit, respektimit të hapësirës personale dhe të kuptojnë se çdo veprim ka pasoja.
Related Events


Përzgjedhja muzikore te Magic Club

Përzgjedhja muzikore te The Code Bar
