Teatri për fëmijë “Pylli i mistershëm” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë

🌳 PYLLI I MISTERSHËM 🌳

Premiera më e re magjike vjen në skenë, një shfaqe e mbushur me ngjyra, buzeqeshje dhe emocione që do të prekin zemrat e të gjithë fëmijëve.
Nje produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

🗓️ 11, 12, 13 Prill, si dhe çdo fundjavë 🕓 10:30
🎫 Rezervoni: ☎️ 0695717746

Teksti dhe regjia: Dajana Nenaj

Interpretojnë: Endriu Hysi, Kevin Rrapaj, Asiana Koka

Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara
Muzika: Jusiald Xhani
Butaforist: Arnold Grami

• Eravi është një djalë pak i përkëdhelur dhe është mësuar që mos ti dalë zot gjërave të veta, sidomos në shkolle. Kur atij i caktojnë një detyrë për të shkruar një hartim për në shkollë, ai kërkon ndihmën e mamit, mirëpo nuk i pëlqen asnjë ide që ajo i jep. Duke u përpjekur për ta gjetur vetë idenë, lodhet dhe e zë gjumi. Papritur, kur zgjohet nga gjumi ai e gjen veten në një pyll, i rrethuar nga kafshët të cilat duan ta ndihmojnë atë për të shkruar hartimin e tij. Por një magjistare nuk i lë rehat pasi kerkon që Eravi bashkë me kafshët të shkruajnë vetëm për të. A do të arrijë Eravi bashkë me kafshët të shpëtojë nga magjistarja e pyllit?! Kjo është një aventurë e jashtëzakonshme e cila pa diskutim ka një fund të lumur për personazhet dhe një mesazh shumë të bukur për fëmijët!

Date

11 - 13/04/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:30 - 10:30

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Kategorite

Organizer

Teatri Kombëtar Eksperimental "K.Spahivogli" Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart