Teatri ‘’Unë jam vetë grua’’ te “Teatri Eksperimental”

Shfaqja mbi jetën e gruas transgjinore Charlote von Mahlsdorf me titull ‘’Unë jam vetë grua’’ me regji të Kushtrim Koliqit vjen në Teatrin Eksperimental me datë 16 Maj ora 20:00 në kuadër të #TiranaPride.( Hyrja Falas)

Charlote ulet e vetme në muezun e saj –– “Muzeu i Lumturisë” –– dhe me krenari e fisnikëri nis e na i tregon vjetërinat, që i ka mbledhur e mbrojtur me çdo kusht, si suvenire të mbijetesës së saj, si prova të përpjekjes së saj për liri.

Shpejt, muzeu i saj shndërrohet në fushëbetejë, ku Charloten e lufton gjithkush e gjithçka. Lehtësia me të cilën ngjitet në skenë vjen e pakësohet teksa ngjarjet në jetën e saj shpalosen.

Aktori i vetëm i shfaqes, Adrian Morina, përbrenda një ore kapërcen interpreton 40 role. Morina arrin të luajë rolin edhe të Charlote, edhe rolet e atyre që e urrejnë Charlote, që duan ta zhbëjnë atë.

Ju ftojmë të ndiqni shaqjen në Teatrin Eksperimental, më 16 Maj, ora 20:00.

Date

16/05/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart