
Thirrje e hapur për artistë vendas nga Durrësi Aktiv & MuZEH Lab
🎭 THIRRJE E HAPUR PËR ARTISTË
A je muzikant, aktor, zejtar apo artist pamor?
Dëshiron të kontribuosh në dy netë kulturore që sjellin artin dhe trashëgiminë kulturore në zemër të Durrësit?
👉 Apliko për të qenë pjesë e Netëve Kulturore Epidamn të Trashëgimisë dhe Artit, një ngjarje artistike që do të zhvillohet pranë monumenteve historike: Kulla Veneciane dhe Hamami i Durrësit.
Kërkojmë:
🎼 2 muzikantë – përdorimi i instrumenteve tradicionale vlerësohet
🎭 3 aktorë – për perfomanca artistike në hapësirat historike
🧵 2 zejtarë – që ruajnë dhe promovojnë zanatet tradicionale
🖼️ 1 artist vizual – me qasje bashkëkohore mbi trashëgiminë kulturore
💸 Artistët e përzgjedhur do të përfitojnë një honorar për angazhimin e tyre.
📅 Afati i fundit për aplikim: 20 Prill 2025
ℹ️ Më shumë informacion dhe detaje mbi thirrjen i gjeni në linkun në BIO.
🎨 Le të krijojmë së bashku një ngjarje që bashkon të kaluarën me të tashmen, përmes artit!
Ky event organizohet nga Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab në kuadër të projektit “Epidamn Heritage: Bridging the Past and Present”, pjesë e iniciativës “Recraft the Past, Build up the Future III” nën programin EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
@euinalbania @eu4culturealbania @meki.gov.al @muzehlab
#EpidamnHeritage #ArtDheTrashëgimi #ThirrjeArtistike #EU4Culture #DurresKulture #Artivizëm #KullaVeneciane
