Thirrje për Aplikime – Fondi i Artizanëve

Thirrje për Aplikime: Fondi i Artizanëve 🌟

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ofron mundësinë e mbështetjes financiare për artizanët dhe shoqatat e artizanëve që kontribuojnë në forcimin dhe zhvillimin e artizanatit dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Kjo mbështetje synon të nxisë ruajtjen, promovimin dhe transmetimin e traditave dhe dijebërjes, duke kontribuar në pasurimin e kulturës dhe ekonomisë lokale.

Kategoritë që mbështeten:

1️⃣ Mbështetje financiare për prodhimet artizanale 🧵

Kjo kategori mbështet artizanët që krijojnë produkte të artizanatit dhe dëshirojnë të zhvillojnë veprimtaritë e tyre.

Fondi: 500,000 lekë – 1,500,000 lekë

2️⃣ Mbështetje financiare për transmetimin e dijebërjes ndër breza 📚
Mbështetje për trajnime dhe aktivitete që promovojnë kalimin e njohurive tradicionale dhe artizanale tek brezat e rinj.

Fondi: 1,000,000 lekë – 2,000,000 lekë

3️⃣ Mbështetje financiare për pjesëmarrjen në panaire dhe evente të trashëgimisë kulturore 🏛️

Kjo kategori mbështet artizanët dhe shoqatat që prezantojnë punën e tyre në panaire dhe ngjarje kulturore.

Fondi: 300,000 lekë – 1,000,000 lekë

📅 Afati i dorëzimit të aplikimeve: deri më 28 shkurt 2025, ora 14:00! ⏳

📍 Adresa për dorëzimin e aplikimeve:
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI),
Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë, Shqipëri

📧 Gjithashtu, krahas kopjes fizike, aplikimi juaj të përcillet edhe online në Email: kultura@meki.gov.al

Informohuni mbi aplikimin te: https://meki.gov.al/hapet-thirrja-per-grante-fondi-i-artizaneve-2025/

💡 Afati për zhvillimin e projekteve: 31 mars 2025 – 14 nëntor 2025.

📣 Shpallja e fituesve: më 21 mars 2025 në faqen zyrtare të MEKI: www.meki.gov.al 🌐

👉 Mos e humbisni mundësinë për të zhvilluar projektin tuaj dhe kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare!

Date

03 - 28/02/2025
Në zhvillim

Time

08:00 - 14:00

Location

Ministria e Ekonomisë. Kulturës dhe Inovacionit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart