
Thirrje për aplikime me tema “Hapësirat” te “Fora Magazine”
📣Fora ka kënaqësinë të shpallë thirrje të hapur për aplikime për numrin tonë të parë me temë “Hapësirat”. Ftojmë artistë, shkrimtarë, mendimtarë, kuratorë, arkitektë dhe krijues që të eksplorojnë dhe të interpretojnë këtë temë përmes mediumeve dhe këndvështrimeve të ndryshme.
🔸Hapësirat formojnë dhe ndikojnë dukshëm përvojat dhe mendimet tona. Këto hapësira mund të jenë të prekshme ose të paprekshme, konkrete ose abstrakte, të përbashkëta ose intime. Një impakt të rëndësishëm ka edhe hapësira digjitale, duke transformuar mënyrën sesi komunikojmë, e duke u kthyer në një platformë të përbashkët në shkëmbimin e informacioneve.
Duke marrë parasysh këto, si ndikon hapësira në identitetin personal dhe komunitar? Cilat janë marrëdhëniet që formon në përditshmërinë tonë? Si i lundrojmë, transformojmë dhe rikuperojmë hapësirat? Ne jemi në kërkim të projekteve që thellohen në këto pyetje dhe më gjërë, duke ofruar perspektiva unike dhe duke nxitur mendimin e lirë dhe reflektimin.
Bashkohuni me ne në eksplorimin e “Hapësirave” dhe kontribuoni në diskursin që nxit Fora. Le të jetë kjo një mënyrë për të krijuar një hapësirë të re mes nesh.
📌Udhëzimet e aplikimit:
🔸Kush mund të aplikojë: artistë, shkrimtarë, arkitektë, kuratorë, krijues, etj.
🔸Formatet e pranuara: artikuj të shkruar, ese, kritika, poezi, skica, fotografi, projekte multimediale dhe shprehje të tjera krijuese.
❗Afati i dorëzimit: 20 Gusht 2024
👉🏻Si të dorëzoni aplikimin:
Ju lutemi dërgoni punimet tuaja në adresën e email-it me subjekt “Aplikim Vol I, Hapësirat”.
E-mail: publication.fora@gmail.com
👉🏻Kërkesat:
🔸Punimet e shkruara nuk duhet të kalojnë 3 faqe A4.
🔸Projektet vizuale duhet të jenë imazhe me rezolucion të lartë dhe duhet të përfshijnë një text (100-200 fjalë) në lidhje me veprën dhe një biografi të shkurtër të autorit. (50-100 fjalë)
Punimet e përzgjedhura do të shfaqen në numrin tonë të parë (të printuar) dhe në platformat tona online.
Për çdo pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në email!
Ju urojmë shumë suksese!
FORA🧡
