
Thirrje për artistët shqiptarë në kuadër të Javës së Evropës 2025
📢 Thirrje për të gjithë artistët shqiptarë! Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e Javës së Evropës 2025 🎭🎶🖼️💃
Nëse jeni një artist që kërkoni një skenë për të shfaqur krijimtarinë, këtë vit, Java e Evropës 2025 është hapësira juaj për të krijuar!
Delegacioni i BE-së në Shqipëri fton regjisorët/aktorët, muzikantët, koreografët/kërcimtarët, artistët vizualë/konceptualë dhe krijuesit ndërdisiplinorë për të sjellë në jetë idetë e tyre gjatë Javës së Evropës 2025, që do të zhvillohet nga data 19 deri më 31 maj 2025.
🚀 Pse të aplikoni?
✔️ Zhvilloni ose ekspozoni punën tuaj në qytete të ndryshme të Shqipërisë
✔️ Bëhuni pjesë e një programi që kremton vlerat, unitetin dhe kreativitetin evropian
✔️ Të gjitha kostot e performancës janë të mbuluara
🔹 Si të aplikoni?
📄 Lexoni detajet e plota këtu: https://bit.ly/4103KqY
📩 Paraqisni aplikimin tuaj deri më 3 Mars 2025 me email: europeweek2025@europehouse.al
📢 Propozimet e përzgjedhura do të shpallen në 7 Mars 2025 në rrjetet tona sociale.
🎨 Shpalosni krijimtarinë tuaj në Javën e Evropës 2025!
