Thirrje për projekte nga MEKI “Mbështetje e programit kulturor të organizatave”
HAPET PËR HERË TË PARË THIRRJA PËR GRANTE: MBËSHTETJE E PROGRAMIT KULTUROR TË ORGANIZATAVE
📣 Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) ofron për herë të parë mundësinë e mbështetjes financiare për programin vjetor të organizatave kulturore, për vitin 2025, duke synuar forcimin dhe zhvillimin e veprimtarive që kontribuojnë në promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri! 🇦🇱🎭
🔍 Thirrja “Mbështetje për Programet Kulturore të Organizatave” ndahet në 2 kategori kryesore:
1️⃣ Kategoria I: Mbështetje Vjetore për Organizata Jofitimprurëse me Përvojë të Pasur në Fushën e Kulturës
💼 Për OJF me një eksperiencë të konsoliduar dhe një CV të pasur shumëvjeçare, me një strategji dhe vizion të qartë për zhvillimin e mëtejshëm.
💰 Fondi: 3,500,000 – 4,000,000 lekë për programin kulturor të vitit 2025
📅 Afati i aplikimit: 7 Shkurt 2025, ora 14:00
2️⃣ Kategoria II: Mbështetje Vjetore për Organizatat për Aktivitetet Kulturore dhe Edukative në Komunitet
🏘️ Për OJF që realizojnë aktivitete kulturore dhe edukative me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së komunitetit. Fokus në zhvillimin e aftësive krijuese për fëmijët, të rinjtë, të moshuarit dhe grupet vulnerabël.
💰 Fondi: 2,000,000 – 2,500,000 lekë për programin kulturor të vitit 2025
📅 Afati i aplikimit: 7 Shkurt 2025, ora 14:00
📩 Aplikimet të plotësuara me të gjithë dokumentet mbështetëse, të dorëzohen:
•1 kopje fizike pranë:
📍 Adresa: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë, Shqipëri
•1 kopje elektronike në: kultura@meki.gov.al
🛑 Afati maksimal për dorëzimin e aplikimeve: 7 shkurt 2025, ora 14:00
🌐 Në vazhdimësi, MEKI do të publikojë në www.meki.gov.al dhe në platformat sociale:
📆 Kalendarin e sesioneve informuese në qytete të ndryshme
📄 Materiale për orientimin e aplikantëve
👉Për më shumë informacion mbi Thirrjen dhe dokumentacionet e nevojshme: https://meki.gov.al/thirrje-per-grante-mbeshtetje-e-programeve-kulturore-te-organizatave/