Tirana Art Weekend – Bisedë me artisten Klara Fyshku
Bisedë me artisten Klara Fyshku
Ekspozita Underwater Balloon
Organizuar nga Minus Art Space
01.12.2024, Ora 11:00
Tek Minus Art Space, Rruga Tefta Tashko Koço, Tirane
Biseda me artisten është pjesë e ekspozitës Underwater Balloon, e cila do të jetë e hapur në Minus Art Space, gjatë orarit të hapjes së Tirana Art Weekend.
Si pjesë e thirrjes së hapur për artistët e rinj, Minus Art Space vazhdon me ekspozitën e radhës, “Balona Nën Ujë”. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në prezantimin e punës së diplomimit të artistes së re Klara Fyshku. Përmes instalacionit të saj video, artistja ju tërheq nën ujë. Për të, përvoja e të qënit e zhytur ngjall një ndjesi përpjekjeje dhe rezistence fizike kundër një mase të pafundme blu, ndjenjë që pasqyron përpjekjet e saj të përditshme për të përballuar presionet e funksionimit brenda komunitetit, si dhe për të përmbushur “detyrat e përditshme.” Ky presion është një shoqërues i vazhdueshëm, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, shpesh dhe vetëm si një ide – një flluskë ajri që e mbajmë me vete.